TERMINALI DHE PORTI I LIRË I VLORËS, SHQIPËRI
Zumax AG ka hartuar planet për ndërtimin e një terminali konteineresh në Portin e Vlorës, me kapacitet përpunimi mbi 3 milion TEU në vit, bashkë e një park zone të lirë industriale ngjitur me portin. Terminali i konteinereve do jetë në gjendje të përpunojë anije konteineresh ndër më të mëdhatë e ndërtuara deri më sot. Ai do të shërbejë si qendër transshipi dhe si port tranzit për rajonin. Parku i Zonës së Lirë Industriale do ofrojë lehtësi dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë dhe të montimit në Vlorë.
Vlora ka një port natyror të thellësive të mëdha, që ndodhet në gjirin me të njëjtin emër, në brigjet jugore të Republikës së Shqipërisë.
Vlora ndodhet relativisht afër linjës kryesore të lundrimit lindje–perëndim, që kalon nga nga Kanali i Suezit drejt ngushticës së Gjilbratarit. Shmangia nga kjo linjë deri në Vlorë është rreth 340 milje detare, ose rreth 16 orë lundrim për anijet konteinere më të shpejta të kohës.
Vështrim i Përgjithshëm
Porti i Vlorës ndodhet në një gji të madh në pjesën jugore të bregdetit të Republikës së Shqipërisë. Ky port ka disa avantazhe, meqë ndodhet relativisht afër linjës kryesore lindje–perëndim, që kalon nga nga Kanali i Suezit drejt ngushticës së Gjilbratarit. Shmangia nga kjo linjë deri në Vlorë është rreth 340 milje detare, ose rreth 16 orë lundrim për anijet konteinere më të shpejta të kohës.
Përveç kësaj, porti ndodhet rreth 240 milje, ose rreth 12 orë lundrim nga linja e dytë për nga përmasat e këtij lloj trafiku detar, që kalon nga jugu i Siçilisë për në Detin e Zi përmes Bosforit. Po ashtu, Vlorë është shumë pranë linjës që kalon nga Mesdheu në Adriatik, si në drejtimin jug-perëndim ashtu edhe jug-lindje.
Porti ka mbrojtje të mirë natyrore nga lindja dhe jugu, ndërsa në perëndim ka Ishullin e Sazanit 4.5 milje detare larg vendit ku propozohet ndërtimi i terminalit të ri.
Harta e lundrimit
Harta e lundrimit të ujërave të Vlorës tregon konturet nënujore pranë portit dhe avantazhet e tyre, duke pasur parasysh që vija e 20 metrave thellësi ndodhet pak qindra metra nga vendi ku është propozuar porti. Në të ndodhen hapësira me ujëra të thella, pa pengesa fizike për lundrimin nga Adriatiku për në breg e anasjellas.
|